BallinaSportMerret vendimi përfundimtar, caktohet kur luhet derbi mes Romës dhe Lazios

Merret vendimi përfundimtar, caktohet kur luhet derbi mes Romës dhe Lazios

Të ngjajshme

Pas kaosit të ditëve të fundit për kalendarin e kësaj fundjave në kampionatin italian, arrihet më në fund marëveshja; ndeshjet për zonën Champions për Serie A do të luhen rregullisht ditën e dielë në të njëjtën orë; 12:00 të drekës.

Lega Serie A dhe Prefektura që fillimisht e spostuan derbin e Romës për të hënën në orën 20:45 për shkak te masave të sigurisë duke qenë se të dielën është edhe finalja e Turneut Masters të Romës në tenis, gjetën më në fund një akord edhe mbi sugjerimin e Tar, duke evituar kështu probleme të mëtejshme

E gjithë kjo në përfundim të një dite frenetike dhe pas ditësh të tjera akoma më të komplikuara. Roma-Lazio, Como-Parma, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina dhe Pisa-Napoli do të luhen në datën e programuar dhe 5 orë përpara finales së Turneut Masters të Romës ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Italisë, Mattarella, me shpresën që gjithçka të shkojë pa probleme në Olimpico e të mos ketë përleshje mes tifozëve të Romës dhe Lazios.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz