BallinaLajmeIncidenti në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistë

Incidenti në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistë

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skënderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale H.M., dhe B.Z.

Lidhur më këtë prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skënderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave Hysn Mehani dhe Bahri Zabeli, dhe pesë dëshmitarë.

Dy të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N. me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërkaq, dy të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale Sami Lushtaku dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz