BallinaLajmeDugolli, Zyba e Azemi shkojnë në spital te Mehani: PDK ta dënojë...

Dugolli, Zyba e Azemi shkojnë në spital te Mehani: PDK ta dënojë qartë dhe pa hezitim këtë sulm të papranueshëm

Të ngjajshme

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi...

Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas përleshjes...

Enver Dugolli, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka ndarë një fotografi ku bashkë me Salih Zybën e Egzon Azemin, shihen se janë me Hysni Mehanin, pas incidenti të sotëm në Skenderaj, ku LVV’ja tha se Mehani është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku.

Dugolli, në reagimin e tij, e ka dënuar fuqishëm dhunën, kërcënimet dhe sulmet fizike.

“Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje. Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit”, thuhet në reagim mes tjerash.

Postimi:

Në Spitalin e Mitrovicës vizituam aktivistin tonë dhe zëvendësministrin, Hysni Mehani. Personeli mjekësor po kujdeset për gjendjen e tij shëndetësore dhe u jemi mirënjohës për profesionalizmin e treguar.

Sami Lushtaku, ta kesh të qartë: me sulme fizike, presione dhe metoda banditeske nuk do ta ndalni kurrë Hysniun dhe as Lëvizjën Vetëvendosje. Dhuna është arma e atyre që nuk kanë argumente politike dhe që përpiqen të mbjellin frikë te qytetarët dhe aktivistët politik përmes sulmeve fizike, kërcënimeve dhe presionit.

E dënojmë fuqishëm dhunën, kërcënimet dhe sulmet fizike si instrument të frikësimit politik. Askush nuk mund ta ndalë vullnetin qytetar për ndryshim me dhunë, presion apo banda politike.

Ftojmë Partinë Demokratike të Kosovës që, nëse kanë sadopak guxim politik e njerëzor, ta dënojnë qartë dhe pa asnjë hezitim këtë sulm të papranueshëm./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz