BallinaLajmeOVL e UÇK-së dënon gjuhën fyese ndaj ish-komandantëve të luftës

OVL e UÇK-së dënon gjuhën fyese ndaj ish-komandantëve të luftës

Të ngjajshme

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi...

Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas përleshjes...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka reaguar ndaj përdorimit të gjuhës fyese ndaj ish-ushtarëve dhe komandantëve të luftës çlirimtare.

Në reagim, OVL e UÇK-së thekson se etiketimet ndaj figurave të luftës janë të papranueshme dhe përbëjnë, siç thuhet, një qasje helmuese ndaj historisë së luftës në Kosovë.

“Të quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, ata që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, është e ulët, e papranueshme dhe politikisht helmuese. Asnjë interes partiak, asnjë mëri personale dhe asnjë rivalitet mes politikanëve nuk i jep askujt të drejtën të njollosë luftën çlirimtare apo të çnderojë burrat që derdhën gjakun për këtë shtet.”

Në deklaratë thuhet se fushata e fyerjeve dhe etiketimeve ndaj veteranëve dhe komandantëve nuk përbën debat demokratik, por degradim moral që dëmton jetën publike dhe thellon ndarjet shoqërore.

“Ajo që po shohim tani, një fushatë përshkallëzuese fyerjesh, etiketimesh dhe urrejtjeje e drejtuar ndaj veteranëve të UÇK-së dhe komandantëve të tyre, nuk është debat demokratik. Është degradim moral. Dëmtohet jeta publike, thellohen ndasitë dhe sulmohet vetë themeli mbi të cilin u farkëtuan liria dhe sovraniteti i Kosovës.”

OVL e UÇK-së ka kërkuar që subjektet politike dhe mbështetësit e tyre të distancohen menjëherë nga gjuha fyese, duke paralajmëruar reagim të ashpër ndaj çdo rasti të tillë në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz