BallinaShowBizI dha shoqes 8 mijë euro për t’i ruajtur dhe ajo nuk...

I dha shoqes 8 mijë euro për t’i ruajtur dhe ajo nuk ia kthen, Kejvina e denoncon në polici

Të ngjajshme

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi...

Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas përleshjes...

Modelja Kejvina Kthella,ish-e dashura e të dënuarit me burgim përjetë, Redjan Rrajës, ka rënë preh e një mashtrimi financiar, pasi shoqja e saj, i ka marrë një shumë financiare prej 8 mijë euro.

Anela Osmani nga qyteti i Gramshit është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”, pasi ajo i ka marrë në mirëbesim shumën prej 8 mijë euro modeles Kejvina Kthella.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të muajit Maj 2026, ndërsa në datën 7 Maj, materiali hetimor ka mbërritur për veprime hetimore në prokurori.

Prokurori i çështjes Bledar Valikaj, ka kërkuar masën e sigurisë detyrim për paraqitje për të ndaluarën Anela Osmani, e cila sipas tij ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” për paragrafin e parë, duke mos kaluar në sjelljen e pasojave të rënda.

Por avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në rastin konkret nuk kishte fare vepër penale. Në fund të seancës gjyqësore gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për Anela Osmanin.

Sipas kallëzimit që Kejvina Kthjella ka bërë në polici, sasinë prej 8 mijë euro ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e punës. Këtë shumë ajo ja ka lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kejvina do shkonte në banesën e të afërmve të saj në Lezhë, shkruan syri.net

Për shkak se në shtëpinë në Tiranë, do shkonte pastruesja, sasinë e parave e ka hequr dhe ja ka dhënë në ruajtje Anela Osmanit. Kjo e fundit ka marrë shumën financiare dhe sot e kësaj dite nuk ia ka kthyer megjithëse, prokuroria e Tiranës ka nisur një dosje penale për “Mashtrim”.

Anela Osmani, ka filluar të justifikojë Kejvina Kthjellën duke i pohuar kësaj të fundit se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk munda ta hapte kasafortën pasi e kishte harruar kodin e saj.

Mirëpo pas këmbënguljes së Kejvinës, Anela Osmani, ka hapur kasafortën dhe lekët nuk ishin aty. Anela Osmani, ka vijuar sërish me mashtrime, duke vijuar të justifikohet se sasinë prej 8 mijë euro e kishte futur në llogarinë e saj në bankë, por llogaria tashmë ishte bllokuar nga përmbarimi dhe s’mund të kryente veprime tërheqje.

Pas këtyre pretendimeve mashtruese, Kejvina Kthjella, i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar kallëzim penal ndaj shoqes së saj Anela Osmani.

Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe pak ditë më parë ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz