BallinaLajmeMbi 60 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës së 1 Majit, rikthimi...

Mbi 60 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës së 1 Majit, rikthimi i kalimit pa kontrolle rriti fluksin në kufi

Të ngjajshme

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës...

Skuadra me pronarë yjet e sportit, futet në Ligue 1

Skuadra Le Mans ka siguruar futjen në Ligue 1...

Deliu-Kodra thumbon Osmanin e Kurtin: Dy anë të një medaljeje mbeten një

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar...

Mbi 60 mijë qytetarë nga Kosova kanë vizituar Shqipërinë gjatë fundjavës së 1 Majit.

Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net autoritetet e Policisë së Shqipërisë, të cilat kanë njoftuar se gjatë periudhës 1-3 maj 2026 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 60 mijë e 962 shtetas nga Kosova.

“Gjatë periudhës 01-03 maj 2026, vendin tonë e kanë vizituar 60 962 shtetas nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shqipërisë.

Kjo shënoi edhe rikthimin e regjimit të kalimit pa kontrolle kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, masë që ka hyrë në fuqi më 1 maj dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalojnë në pikat kufitare pa ndalesa dhe pa procedura standarde kontrolli, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit gjatë sezonit veror.

Ndërkohë, automjetet me targa të huaja i nënshtrohen vetëm kontrolleve të përshpejtuara, për të shmangur kolonat dhe pritjet e gjata, sidomos në pikën kufitare Morinë–Vërmicë.

Lehtësimi i kalimit kufitar ishte ndërprerë gjatë muajve mars dhe prill, kur në kufi ishin rikthyer kontrollet e plota, ndërsa tashmë pritet të ndikojë në rritjen e fluksit të turistëve, vizitave familjare dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz