BallinaLajmeNdalet rryma në Trepçë, 18 punëtorë bllokohen në minierë: Pritet të evakuohen...

Ndalet rryma në Trepçë, 18 punëtorë bllokohen në minierë: Pritet të evakuohen në mënyrë të sigurt

Të ngjajshme

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës...

Skuadra me pronarë yjet e sportit, futet në Ligue 1

Skuadra Le Mans ka siguruar futjen në Ligue 1...

Deliu-Kodra thumbon Osmanin e Kurtin: Dy anë të një medaljeje mbeten një

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar...

Trepça ka njoftuar se, mëngjesin e hershem të ditës së sotme, ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg, ku, sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike.

Në njoftim shtohet edhe se, në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, nga të cilët 29 punëtorë kanë dalë nga miniera, ndërsa 18 punëtorë ndodhen ende në minierë.

“Pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Njoftim për Opinionin Publik

Trepça Sh.A. njofton opinionin publik se më datë 14.05.2026, rreth orës 01:30, ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.

Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion.

Në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë më datë 13.05.2026 në ora 23:00:

🔹 29 punëtorë kanë dalë nga miniera

🔹 18 punëtorë ndodhen ende në minierë

Pjesa e mbetur e punëtorëve pritet të evakuohet në mënyrë të sigurt brenda një intervali kohor prej rreth dy orësh.

Të gjithë punëtorët janë në gjendje të sigurt, ndërsa ekipet teknike dhe skuadrat e shpëtimit janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për sanimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Trepça Sh.A. do të vazhdojë të mbajë të informuar opinionin lidhur me zhvillimet e mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz