BallinaLajmeKonjufca: Gjykata Speciale nuk është çështje personale me Thaçin apo Selimin, por...

Konjufca: Gjykata Speciale nuk është çështje personale me Thaçin apo Selimin, por me Kosovën

Të ngjajshme

Mblidhet sot Qeveria në detyrë, në rend dite gjithsej 19 pika

Qeveria e Kosovës në detyrë ka thirrur mbledhje për...

Sekretari amerikan i energjisë: Irani është shumë afër ndërtimit të armëve bërthamore

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, u tha ligjvënësve...

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të ngujuar në minierë

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë ende...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje që procesi në Dhomat e Specializuara të Kosovës të mos shihen përmes rivaliteteve politike apo raporteve personale me ish-krerët e UÇK-së.

Duke folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Debat Plus, Konjufca tha se çështja e Gjykatës Speciale lidhet drejtpërdrejt me shtetin e Kosovës, UÇK-në dhe arritjet e saj.

Konjufca tha se qytetarët dhe partitë politike duhet të ndajnë kundërshtitë politike nga procesi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

“Thirrja ime është kjo, ju lutem, edhe ju që keni pasur përplasje me Hashim Thaçin more edhe në 1990, unë i kam pasur mbas vitit 2005, besoni që ajo që ju e keni pasur kundërshtar politik, dikush e ka pasur kundërshtar Rexhep Selimin, po flas prej anës së LDK-së apo ndonjë nga PDK-së që ka pasur kundërshtim me Rexhepin, nuk bën kjo me qenë esenciale kur flisni për Gjykatën Speciale”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se rrëzimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ishte fitore për Kosovën.

“Kur folni për Gjykatën Speciale relacioni është drejtpërdrejt me shtetin, me UÇK-në dhe arritjet tona. Bie aktakuza e Gjykatës Speciale fitorja është e Kosovës, Kosova çlirohet dhe i hjeket nga qafa një guri i madh që na ka ngarku. Qe po e zëjmë që aktakuza ka sukses për çka duhet me u gëzu, për Zotin këtë duhet me dallu nëse bën politik”, ka theksuar ai.

Sipas tij, Gjykata Speciale nuk është themeluar për emra individualë, por ka ndikim më të gjerë për Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz