BallinaLajmeRreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të ngujuar në minierë

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të ngujuar në minierë

Të ngjajshme

“Pensionohet” Volkswagen Tourani i famshëm

Rritja e popullaritetit të SUV-ve gjatë dekadave të fundit...

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, kërcënoi prokurorin e rastit në seancë gjyqësore

Një rast i kanosjes u raportua mbrëmë në Vushtrri. Policia...

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë ende të mbyllur në minierë.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së “Trepça”-s, Ibrahim Jonizu.

Jonizu deklaroi se prej 40 minatorëve sa ishin të mbyllur, një pjesë e tyre kanë arritur që të dalin në këmbë.

“Mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar, një pjesë prej tyre kanë arritur të dilnin në këmbë, derisa sipas informacioneve diku rreth 18 vazhdojnë të jenë ende brenda, ata të cilët kanë qenë më të dobët me shëndetin”,tha ai.

Jonuzi po ashtu deklaroi se gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë.

“Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda rëndohet situata. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, ka bërë të ditur Jonuzi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz