BallinaLajme“Një pakt i ri për shtetin”, Ardian Gjini flet pasi mori drejtimin...

“Një pakt i ri për shtetin”, Ardian Gjini flet pasi mori drejtimin e listës së AAK-së

Të ngjajshme

Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë

Për t’i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t,...

Pas disa javësh kërkime, policia gjen personin e zhdukur në zonën e Deçanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi...

Ushtarët e KFOR-it trajnohen për transport ajror të pajisjeve në Kosovë

Ushtarët e Komandës Rajonale Lindje (RC-E), në kuadër të...

Ardian Gjini ka deklaruar se me “përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë” e ka pranuar detyrën si bartës i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se lista e Aleancës nuk është vetëm një listë kandidatësh, por “një pakt i ri për shtetin, sigurinë dhe dinjitetin”.

“Andrrën për Kosovën e jetësojmë bashkë me miqtë e kolegët e mi, që gjithmonë kanë qëndruar të palëkundur përballë çdo sfide”, ka shkruar ai.

Gjini ka falënderuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

“Nuk është thjesht listë kandidatësh, por një pakt i ri për shtetin, sigurinë dhe dinjitetin tonë”, është shprehur Gjini. /Lajmi.net/

- Advertisement -