BallinaLajmePas disa javësh kërkime, policia gjen personin e zhdukur në zonën e...

Pas disa javësh kërkime, policia gjen personin e zhdukur në zonën e Deçanit

Të ngjajshme

Haradinaj e Gjini s’mund t’i ndalin lotët në përvjetorin e dëshmorëve në Jabllanicë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kandidati i kësaj...

Ndeshjet e javës së 34-të në Superligë, këto janë formacionet

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të në Superligën...

“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të...

Ndeshje e golave të shpejtë, shënojnë Unitedi dhe Foresti

Manchester United ka shënuar golin e tretë ndaj Nottingham...

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në Leposaviq.

Sipas policisë, familjarët kishin raportuar më 28 prill zhdukjen e personit me inicialet M.S., i lindur në vitin 1990, duke bërë të ditur se ai kishte herë pas here probleme psikike.

Ata kishin deklaruar se kontakti i fundit me të ishte realizuar në Serbi dhe se ai kishte paralajmëruar kthimin në Kosovë.

Pas raportimit, policia kishte ndërmarrë veprime hetimore dhe kishte njoftuar stacionet policore dhe pikat kufitare.

Nga hetimet është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë më 28 prill dhe po atë ditë kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se më 17 maj, rreth orës 10:00, personi është gjetur nga njësitë patrulluese në zonën e Deçan.

Familjarët janë njoftuar për rastin, ndërsa sipas policisë gjendja e tij shëndetësore është stabile. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz