Skuadra e Vushtrrisë sot luan ndeshjen e rëndësishme të javës së 32-të në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë ndaj Trepçës.
Shumë tifozë nga Vushtrria kishin udhëtuar drejt Mitrovicës për të përkrahur skuadrën e zemrës, shkruan Indeksonline
Megjithatë, policia e Kosovës kanë dalë në rrugë dhe kanë ndaluar tifozët për të shkuar drejt stadiumit “Riza Lushta”.
Kujtojmë që Vushtrria synon fitore për të mbajtur gjallë shpresat për futjen në Superligë./Indeksonline/