Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një delegacion zyrtar, i kryesuar nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, Kolonel Fehmi Hoti, ka zhvilluar vizitë në Republikën e Turqisë.
Gjatë vizitës, delegacioni është pritur nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare Turke, Kolonel Mustafa Çalışkan, ku është diskutuar bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy institucioneve policore.
Sipas njoftimit, palët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin ekzistues dhe kanë theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informatave, si dhe forcimit të aktiviteteve të përbashkëta në nivel bilateral dhe ndërkombëtar.
Në fokus të takimeve ka qenë lufta kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, migrimit ilegal dhe terrorizmit, si dhe rritja e bashkëpunimit operacional mes dy vendeve.
Po ashtu, është diskutuar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale, përfshirë trajnimin e stafit dhe avancimin e kapaciteteve teknike dhe teknologjike.
Të dy palët janë dakorduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe intensifikimin e kontakteve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/
- Advertisement -