BallinaLajmeRasti në Gushtericë – një aksident trafiku që përfundoi në përleshje, nuk...

Rasti në Gushtericë – një aksident trafiku që përfundoi në përleshje, nuk kishte motive etnike

Të ngjajshme

Të hënën në Gushtericë të Poshtme ka ndodhur një incident në të cilin është përfshirë edhe Miroslav Gudziq. Ndonëse politika në Serbi a ka interpretuar si një incident me motive etnike, Gazeta Express merr vesh nga burimet brenda Policisë së Kosovës se rasti s’ka fare prapavijë të tillë

Express merr vesh se Miroslav Gudziq i njohur si “Miki” kishte nisur një konflikt në komunikacion në afërsi të marketit “Premija” në Gushtericë të Ulët.

Fillimisht ka ndodhur një përplasje e vogël në mes të dy veturave me disa dëme materiale dhe palët pasi s’kanë arritur të merren vesh janë përplasur verbalisht.

Gudziq pas fjalosjes është larguar me veturën e tij drejt spitalit dhe sipas burimeve, ai është ndjekur nga disa persona të cilët kanë hyrë pastaj brenda objektit dhe e kanë sulmuar atë fizikisht.

Në këtë incident, në përpjekje për të ndalë rrahjen është përfshirë edhe një punëtore e spitalit e cila kujdeset për mirëmbajtjen e spitalit.

E njëjta kishte kërkuar që incidenti të mos vazhdojë brenda spitalit derisa gjatë përplasjes ajo është shtyrë dhe ka pësuar lëndime.

Burimet bëjnë të ditur se i gjithë incidenti lidhet me një konflikt të momentit dhe s’ka prapavijë etnike siç është interpretuar në Serbi dhe siç është raportuar në disa prej mediave serbe.

Gudziq ka qenë më herët i angazhuar edhe në FSK dhe njihet si person problematik në rrethin e tij, thonë burimet.

 Vëllai i Gudziq ndërkohë është i punësuar në Policinë e Kosovës.

Siç merr vesh Express, autoritetet e Kosovës janë duke e trajtuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz