Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘X’, Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’ve ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe të gjithë rajonit”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -