BallinaLajmeLargohet Haradinaj, Ardian Gjini kandidat për kryeministër nga AAK

Largohet Haradinaj, Ardian Gjini kandidat për kryeministër nga AAK

Të ngjajshme

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen më 31 maj apo 7 qershor.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këto zgjedhje përveç listës së deputetëve do ta ndërroj edhe kandidatin për kryeministër që do të jetë bartës i listës.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj në një intervistë për Gazeta Blic ka thënë se kandidat për kryeministër nga AAK do të jetë Ardian Gjini, kryetari aktual i Komunës së Gjakovës.

“Mendoj që Ardian Gjini do të jetë bartës i listës dhe kandidat për kryeministër. Ne ju kemi lut Haradinajt që edhe këto zgjedhje që t’i prij listës, mirëpo me plotësimin e tij jemi dakorduar që ai më të mos i prij listës, dhe bartës i listës të jetë Ardian Gjini”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se presin që rezultatet të jenë të mira për AAK-në. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz