BallinaLajmeHaziri: Dy legjislaturat dështuan për qëllime politike, mentaliteti parti-shtet nuk mund të...

Haziri: Dy legjislaturat dështuan për qëllime politike, mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë – LDK-ja, besë e shpresë për Kosovën

Të ngjajshme

Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar në lidhje me situatën politike në Kosovë, që sipas tij ka ardhur për pasojë të mungesës së bashkëpunimit, pragmatizimit dhe kompromisit politik.

Ai ka thënë se dy legjislaturat e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për qëllime politike, ndërsa ka thënë se mentaliteti parti-shtet nuk mund të ndërtohet kurrë sepse Kosova meriton më mirë.

“Kosova kërkon shumë punë e respekt. Sot, më shumë se kurrë, duhet ta kthejmë dashurinë ndaj Republikës, duke qenë se na ka dhënë emër e identitet. Jemi në muajt e nderimit e respektit për martirët, dëshmorët dhe heronjtë dhe obligohemi që të gjunjëzohemi para tyre, me falënderim e mirënjohje”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se politika kërkon shumë pak sakrificë personale për qëllime madhore.

“Republika mbi të gjithë. LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz