Drejtoria e Transformimit të Prishtinës ka dorëzuar sërish projektin e plotësuar për rregullimin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Drejtori i kësaj drejtorie, Gëzim Kastrati, njoftoi se projekti përfshin ndërhyrje në infrastrukturën nëntokësore, e cila sipas tij është e vjetruar dhe paraqet rrezik për banorët.
Njoftimi i plotë
U dorëzua për X herë projekti me plotësime për sheshin Xhorxh Bush në mënyrë që të vazhdojnë punimet në ndrrimin e infrastrukturës nëntokësore tashmë të stërvjetëruar dhe të rrezikshme për shëndetin e banorëve! Shpresojmë për një qëndrim konstruktiv dhe pragmatik të institucioneve relavante në analizimin e këtij projekti si nevojë e shtuar e qytetarëve me karakter dhe benefit publik