BallinaLajmeLajmet e FunditBajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha se kanë pasur tentativa për marrëveshje politike me opozitën, më saktë me Partinë Demokratike të Kosovës, por sipas tij nuk ka pasur gatishmëri për pjesëmarrje në diskutime.

Ai ka thënë se me Partinë Demokratike të Kosovës është diskutuar mundësia e ndryshimeve në krye të Kuvendit, ku sipas tij janë përmendur emrat e Vlora Çitakut dhe Bedri Hamzës, por opozita nuk ka marrë pjesë fare në procesin e diskutimeve.

“Me PDK-në kemi diskutuar që të ketë ndryshime dhe që kryetar i Kuvendit të jetë Vlora Çitaku ose Bedri Hamza, por ata nuk kanë marrë pjesë fare në diskutim,” tha Bajqinovci.Ai është ndalur edhe te kërkesa për presidentin mbipartiak, duke thënë se Vetëvendosje ka kërkuar që LDK ose PDK të deponojnë tre emra për këtë pozitë.

“Edhe pjesën ose kërkesën tjetër të Kurtit, ku thotë se ne po i kërkojmë tre emra që t’i deponojë LDK-ja ose PDK-ja që ta kemi presidentin mbipartiak, të cilin vetë opozita ka thënë që nga fillimi deri në fund,” tha tutje Bajqinovci.

Bajqinovci ka theksuar se opozita nuk ka bërë asnjë hap konkret në drejtim të marrëveshjes.

“Fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë lëvizje nga opozita,” ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz