BallinaLajmeGjoshi: Mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ cenon legjitimitetin...

Gjoshi: Mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ cenon legjitimitetin e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Një person humb jetën në vendin e tij të punës në Pejë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë,...

Këshilltarja e Kurtit shkruan në “X” për krizën politike si pronare e së vërtetës, fajet ia hedh opozitës

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Fëllënza Podrimja,...

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit

Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e...

E rëndë në Pejë, një punëtor humb jetën në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë. Burime të IndeksOnline...

Ekspozitë e çuditshme në Berlin: Qen robotë me kokat e personazheve të famshëm

Qentë robotë me koka silikoni hiperrealiste të modeluara sipas...

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar lidhur me përbërjen e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke kërkuar që ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës të nënshkruajë dekretin për emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ.

Në një postim në Facebook, Gjoshi ka thënë se Kosova po hyn në zgjedhje dhe se, përveç shpalljes së datës së zgjedhjeve, duhet të bëhet edhe emërimi i përfaqësuesit të dytë të PDK-së në institucionin që administron procesin zgjedhor.

“Mosemërimi i përfaqësuesit të PDK-së do të ishte shkelje e Kushtetutës së Kosovës, por edhe dëmtim i përfaqësimit opozitar në institucionin e zgjedhjeve dhe rrezikim i legjitimitetit të zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Sipas Gjoshit, zgjedhjet e 28 dhjetorit janë mbajtur për Kuvendin e Kosovës dhe jo për KQZ-në, duke theksuar se pas zgjedhjeve në Kuvend kanë hyrë katër grupe parlamentare.

Ai ka argumentuar se, në mungesë të gjashtë grupeve parlamentare shqiptare, anëtarët shtesë në KQZ duhet të emërohen nga grupet më të mëdha parlamentare, që sipas tij janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Në rrethana të tilla, meqenëse pas këtyre zgjedhjeve në Kuvend ishin vetëm 4 grupe parlamentare shqiptare, pra në mungesë të numrit të mjaftueshëm prej 6 grupeve, anëtarët shtesë emërohen nga grupet më të mëdha parlamentare”, ka deklaruar Gjoshi.

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për “zgjedhje të lira, të drejta dhe të pranuara nga të gjithë akterët politikë dhe qytetarët”, duke paralajmëruar se legjitimiteti i procesit mund të vihet në pikëpyetje nëse KQZ-ja përdoret për qëllime politike.

“Askush nuk duhet që të shfrytëzojë KQZ-në për të arritur qëllime politike përmes përfaqësimit jokushtetues”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz