BallinaLajmeKurti kritikon qëndrimet e opozitës: Ne propozime, ata refuzime

Kurti kritikon qëndrimet e opozitës: Ne propozime, ata refuzime

Të ngjajshme

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës ka...

Ky është hajni që kreu disa vjedhje të rënda në Pejë

Policia e Kosovës sot njoftoi arrestimin e një të...

Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kushtetues

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se veprimet e opozitës janë “jo-shtetërore dhe anti-institucionaliste”.

Sipas tij, opozita është e interesuar të bllokojë qeverisjen, transmeton IndeksOnline.

“Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër. Për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët për rishikimin e buxhetit, përkatësisht Përballjen me inflacionin 2.0, u mobilizuan të gjithë, përfshirë dhe Listën Serbe. E për presidentin, nuk po vijnë në sallë” deklaroi Kurti.

Ai tha se zgjedhjet e vendit do t’i humbin dhjetëra miliona euro, përfshirë dhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët, në mungesë të një kuvendi të konstituuar.

“U përpoqëm për një kandidat konsensual por ishte e pamundur, i ftova disa herë në takim kryetarin e LDK-së dhe PDK-së. Unë jam ai që vazhdimisht kam bërë propozime dhe kam propozuar edhe emra konkretë, por morëm vetëm refuzime” shtoi kryeministri.

Duke përmendur ofertën e bërë të shtunën, që LDK-ja dhe PDK-ja të propozojnë tre kandidatë, ai tha se oferta e tij u refuzua.

“Filluan të refuzojnë edhe takimet me mua. Mirë pra! Të bëjmë debat parlamentar, por as aty nuk erdhën. Ne propozime, ata refuzime. Dy kandidatët, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha, u hapen rrugë duke u tërhequr nga kandidatura. Edhe një mundësi e mirë për të propozuar emra opozita, sërish asnjë hap hiç” tha ai.

Tutje, duke përmendur kandidaturën e Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës, ai tha se shumë deputetë opozitarë mburreshin me arritjet e asaj të parës.

“Ua kemi ofru kryeparlamentarin, kanë thënë jo. E lavdëruan zonjën Rushiti, ne e propozuam, këta i thonë tërhiqe kandidaturën. Si është e mundur tërë ato lavde për të, teksa sot struken në grupet e tyre parlamentare?” tha Kurti.

Ai e falënderoi Rushitin për gatishmërinë, duke thënë se ajo edhe u kërcënua që të tërhiqej nga kandidatura.

Nga ana tjetër, Kurti tha se Abdixhiku asnjëherë nuk ka bërë propozime, gjë që, sipas Kurtit, flet qartë për qëndrimin.

“Letra me 15 nënshkrime do të mund t’i ofrohej LVV-së në mënyrë institucionale, qoftë të Grupi Parlamentar apo shefja e tyre, Arbërie Nagavci. Interesante ishte se në listë nuk shkruhej se për çka ishte lista, nuk shkruhej se për çka ishin ato nënshkrime e ata 15 emra.”

Kurti i bëri thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancën e orës 19:00./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz