Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve.
PSG do të jetë nikoqire e Bayern Munich, ndeshje e cila nis nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
Padyshim se të dyja skuadrat do të dhurojnë spektakël derisa asnjëra prej tyre nuk shihet si favorite.
Por statistikat tregojnë një sukses fantastik të skuadrës gjermane në ndeshjet direkte, sa herë janë përballur në Champions League.
Bayern Munich është si një ”fantazmë” për skuadrën e PSG-së. ku ka fituar pesë ndeshjet e fundit në garën më të madhe evropiane.
Parisienët ndeshjen e fundit e fituan në prill të vitit 2021, si mysafire e Bayernit me rezultat 2-3 në çerekfinale, derisa kaluan tutje në gjysmëfinale, pasi bavarezët, në ndeshjen e kthimit fituan me rezultat 1-0, por nuk mjaftoi për shkak të rregullit ku vlente goli si mysafir.
Në sezonin 2022/23, skuadra gjermane fitoi të dy ndeshjet në 1/8 e finales, me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Bayern po ashtu regjistroi edhe dy fitore ndaj PSG-së, në dy sezonet e fundit, ku u përballen në fazën e Ligës së Champions Leageu.
Në sezonin 2024/25, Bayern fitoi si vendas me rezultat 1-0, derisa në nentor të vitit 2025, pra në sezonin aktual, bavarezët triumuan 1-2 si mysafire e PSG-së, në ”Parc des Prince”./IndeksOnline/