BallinaLajmeGjermania forcon praninë në Kosovë përmes KFOR-it, theksohet mbështetja për stabilitet dhe...

Gjermania forcon praninë në Kosovë përmes KFOR-it, theksohet mbështetja për stabilitet dhe siguri

Të ngjajshme

Ushtria gjermane (Bundeswehr) pritet të vazhdojë pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, edhe për një vit tjetër.

Sipas një mocioni të qeverisë gjermane që do të diskutohet në Bundestag javën e ardhshme, misioni mund të përfshijë deri në 400 ushtarë, me mundësi rritjeje të përkohshme gjatë rotacioneve ose situatave emergjente.

Në dokument theksohet se, përveç garantimit të sigurisë dhe rendit publik, misioni synon edhe mbështetjen e zhvillimit të një “Kosove stabile, demokratike, multietnike dhe paqësore”.

Gjermania gjithashtu mbështet forcimin e Forca e Sigurisë së Kosovës si një strukturë të kontrolluar në mënyrë demokratike dhe me karakter multietnik, si pjesë e reformës së sektorit të sigurisë në vend.

Në njoftimin e Bundestagut theksohet se prioritet mbeten edhe stabilizimi politik në Kosovë, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe afrimi i vendit me Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Sipas vlerësimeve të qeverisë gjermane, kostot shtesë për këtë mision arrijnë rreth 35.7 milionë euro.

Po ashtu, në dokument thuhet se si Kosova ashtu edhe Serbia kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e pranisë së KFOR-it në vend. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz