BallinaSportKush shkon në finale të Championsit? Ky është parashikimi i Inteligjencës Artificiale

Kush shkon në finale të Championsit? Ky është parashikimi i Inteligjencës Artificiale

Të ngjajshme

Zvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike

Zvicra si “ishull karburanti” në Evropë: Furnizimi me benzinë...

Jose Mourinho kandidati kryesor për stolin e Real Madridit

Skuadra e Real Madridit është duke kërkuar një trajner...

AAK i bashkohet thirrjes për tërheqjen e Feride Rushitit nga kandidatura për presidente

Pas Partisë Demokratike e Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë...

Seanca për presidentin, VV sërish e vetme në sallë

Tashmë ka nisur seanca e thirrur për të diskutuar...

Katër ekipe, dy gjysmëfinale dhe një finale në Budapest më 30 maj.

Champions League ka hyrë në fazën e saj vendimtare, ndërsa për numrat gjithçka është e qartë: Bayern Munich dhe Arsenal janë favoritë për finalen dhe do ta diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Gazeta më e madhe sportive në Spanjë, “Marca” i është drejtuar inteligjencës artificiale, duke e zhvilluar model probabiliteti bazuar në vlerësimet e “ClubElo”.

Ky është sistemi më rigoroz i vlerësimit në futbollin evropian, i cili e peshon çdo rezultat sipas nivelit të kundërshtarit dhe performancës së ekipit vendas dhe bazohet në më shumë se një milion ndeshje që nga viti 1955 – me të dhëna të përditësuara deri më 16 prill 2026.

Përfundimet e tij nuk lenë shumë vend për interpretime.

Duke nisur nga gjysmëfinalja e parë mes Paris SG dhe Bayern Munich, bavarezëve iu jepen kuotat më të larta për të siguruar finalen e Budapestit.

Kampionët në fuqi të Europës luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, duke i bërë ata paksa favorite me një probabilitet fitoreje prej 38.4% krahasuar me 34.6% të Bayernit.

Por sfida e kthimit e ndryshon skenarin në mënyrë dramatike.

Në “Allianz Arena”, Bayern del favorit absolute me 47.9% për të fituar ndaj vetëm 25.1% për PSG.

Në llogaritë e përgjithshme për të dyja ndeshjet kampionët gjermanë kanë 56.2% mundësi ndaj 43.8% të parisienëve.

Më e rëndësishme është diferenca në gjysmëfinalen tjetër mes Atletico Madrid dhe Arsenal.

Bazuar te numrat, skuadra angleze shihet pretendente në të dyja ndeshjet me shanse për fitore me 48.9% në transfertë dhe 59.2% në sfidën e kthimit në shtëpi.

Në total, “Topçinjtë” e Londrës kanë 72.3% të shkojnë në finalen e Champions, shkruan abcnews, por Atletico i Simeones ka treguar gjithmonë se nuk i beson skenamve.

Gjithsesi, këto janë vetëm parashikime, ndërsa vetëm futbolli do të japë verdiktin final.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz