BallinaLajmeKy është hajni që kreu disa vjedhje të rënda në Pejë

Ky është hajni që kreu disa vjedhje të rënda në Pejë

Të ngjajshme

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Ndihmësi i Arne Slot, pritet të largohet nga Liverpuli

Liverpuli pritet të merr edhe një goditje tjetër gjatë...

Edhe një tjetër ndeshje e Interit po hetohet, në skandalin e referëve në Itali

Sipas “La Repubblica”, ndeshja e sezonit të kaluar në...

Policia e Kosovës sot njoftoi arrestimin e një të dyshuari për kryerjen e disa vjedhjeve të rënda në Pejë.

Sipas policisë, janë vjedhur rimorkio, aparate për pastrim të automjeteve, mjete të punës, derivate të naftës, e kështu me radhë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se i dyshuari në fjalë është Rybert Gajraku, nga fshati Ramun i Pejës.

“Pas njё pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 27.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin, i cili dyshohet se ka vjedhur sendet e lartcekura.

Tё gjitha kёto veprime janё kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, ku i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit në prezencёn e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orë” kishte deklaruar policia./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz