Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë sot gjatë një ceremonie e cila po zhvillohej në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pasi ka tentuar ta sulmojë fizikisht disa persona.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar.
“Sot, rreth orës 11:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, një person gjatë një ceremonie ka tentuar t’i sulmojë disa persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Pllana.
Ndërkaq, sipas pamjeve të mediave prezent ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të muralit për nënën Ferdonije./Lajmi.net/