BallinaLajmeKuvendi voton Komisionin për Provimin e Jurisprudencës mes kundërshtimeve të opozitës

Kuvendi voton Komisionin për Provimin e Jurisprudencës mes kundërshtimeve të opozitës

Të ngjajshme

Në Kuvendin e Kosovës është anuluar Komisioni aktual për Provimin e Komisionit të Jurisprudencës, dhe është votuar Komisioni i ri.

Pavarësisht kritikave të ashpra të opozitës, mazhoranca ka votuar për duke ia dhënë këtij vendimi 63 vota për.

Doarsa Kica-Xhelili paralajmëroi për pasoja në sistemin e drejtësisë.

“Këta njerëz do të vlerësojnë gjyqtarë e avokatë… ia bëni ju këtë mëkat këtij vendi?” tha ajo.

Armend Zemaj ngriti shqetësime për ndërhyrje politike.

“Ju po na frikësoni… me çfarë standardi publik jeni tu punu?” deklaroi ai.

Donika Gërvalla, nga ana tjetër, e quajti procesin një sinjal pozitiv.

“Sinjali që kemi përçuar me këtë komision është shumë sinjal pozitiv,” tha ajo.

Në këtë komision janë emëruar:

Arian Gashi Kryetar;

Ersan Qavolli, zv kryetar;

Lumni Sallauka;

Arsim Hamza;

Anita Prenaj Krasniqi;

Suada Rama Hamza;

Burim Shala;

Nehat Qelaj;

Bujar Muzaqi;

Hysni Ismaili. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz