Provimi i Jurisprudencës ishte një ndër temat që u diskutua sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Për shkarkimin e komisionit që merret me këtë provim ka reaguar deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili.
Ajo deklaroi se shkarkimi në pako i komisionit është shkelje ligjore, pa treguar se çfarë shkeljesh kanë bërë secili prej tyre.
Tutje, Kica-Xhelili u shpreh se thashethemet nuk duhet të trajtohen si të mirëqena.
“Po ti merrnim gjithmonë si të mirëqena pa pasur nevojë t’i konfirmojmë, atëherë mua do të më mjaftonte ta ndryshoja fjalimin tim paraprak dhe në vend të asaj çka e thashë të dilja e të thoja: “Në publik po flitet që një grua e cila nuk e ka kaluar provimin e jurisprudencës, është shkaku që Albin Kurti po kërkon ta shkarkojë këtë komision. Por, nuk e thashë””, u shpreh ajo.