BallinaLajmeTrajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Të ngjajshme

Kuvendi voton Komisionin për Provimin e Jurisprudencës mes kundërshtimeve të opozitës

Në Kuvendin e Kosovës është anuluar Komisioni aktual për...

Komuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat...

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim ka përfunduar me sukses Trajnimin Bazik të Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, siç thuhet në Facebook, pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri dhe aftësi të specializuara për operacione në terrene malore.

Programi, sipas FSK-së, ka përfshirë orientimin në terren, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, operacionet e kërkim-shpëtimit në kushte të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në ambiente malore.

“Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile”, shkruan FSK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz