BallinaLajmeHaxhiu për Qosjen: Jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u...

Haxhiu për Qosjen: Jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej ta dëshmonin të drejtën e tyre politike

Të ngjajshme

Të paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale

14 persona humbën jetën pasi rrufet goditën disa pjesë...

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për të drejta të njeriut

Anëtari i komisionit për të drejta të njeriut, barazi...

Osmani nuk flet pasi u propozua nga LDK për Presidente, kërkon mirëkuptim: Ndonjëherë tjetër

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është përgjigjur për...

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të hënën seancë të veçantë në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e akademikut Rexhep Qosja.

Në këtë seancë, kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, vlerësoi kontributin e Qosjes në kulturën dhe mendimin shqiptar, duke theksuar rolin e tij në ndërtimin e vetëdijes historike dhe intelektuale.

“Njëri nga njerëzit që e shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi, polemike dhe vetëdije dhe përgjegjësie historike. Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën e tyre politike. Kësaj kohe ai u përgjigj me vepra, me studime, polemika, qëndrime publike dhe me një disiplinë intelektuale që rrallë shihet në jetën tonë publike. Ai e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e Rilindjes Kombëtare, mbi trashëgiminë iluministe evropiane, mbi humanizmin dhe mbi figurat që shqiptarëve u dhanë drejtim historik. Si shkrimtar ai dëshmoi se letërsia mund të jetë njëkohësisht art dhe ndërgjegje. Në veprat e tij artistike, e solli njeriun përballë frikës, pushtetit, padrejtësisë dhe dilemave të kohës sonë. Akademik Qosja e nxori studimin e letërsisë shqipe nga kufijtë e një disipline të ngushtë dhe e lidhi me pyetjen më të madhe të kohës së tij: si mbahet gjallë vetëdija e një populli të ndarë, të shtypur dhe të detyruar të mbrojë edhe gjuhën, edhe historinë, edhe të drejtën e vet politike”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz