BallinaLajmeNgritet aktakuzë ndaj një personi të dyshimtë në Mitrovicë, gjatë ramazanit kishte...

Ngritet aktakuzë ndaj një personi të dyshimtë në Mitrovicë, gjatë ramazanit kishte dëmtuar flamurin e Turqisë

Të ngjajshme

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për të drejta të njeriut

Anëtari i komisionit për të drejta të njeriut, barazi...

Osmani nuk flet pasi u propozua nga LDK për Presidente, kërkon mirëkuptim: Ndonjëherë tjetër

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është përgjigjur për...

✨👠 Moda po kthehet… dhe po vjen në kinema! 👠✨

The Devil Wears Prada 2 – Premiera më glam e...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.Z. për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Siç njofton Prokuroria sipas aktakuzës, më 05.03.2026, rreth orës 02:00, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, i pandehuri D.Z. ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të nxitjes të urrejtjes dhe mosdurimit që shkaktojnë prishjen e rendit publik.

“Gjatë një aktiviteti publik të organizuar me rastin e iftarit në muajin e Ramazanit, i dyshuari, duke përdorur një mjet të mprehtë, ka dëmtuar flamurin kombëtar të Republikës së Turqisë dhe ka shprehur publikisht fyerje ndaj këtij simboli”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u tha se nga një datë e pacaktuar deri më 12.03.2026, i pandehuri, në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe pa autorizimin përkatës, ka poseduar një armë dhe municion./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz