Analisti politik Avni Arifi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt zgjedhjeve pa një program të qartë qeverisës.
Sipas tij, kjo parti nuk ka plan ekonomik apo vizion për zhvillimin e vendit dhe bashkimin e shoqërisë, ndërsa ka vlerësuar se retorika e saj politike nuk i shërben stabilitetit dhe perspektivës së Kosovës.
Arifi ka shprehur gjithashtu shqetësim për drejtimin ideologjik të Vetëvendosjes, duke e lidhur atë me politika të majta ekstreme dhe duke paralajmëruar pasoja për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit
“I frustruar nga historia personale që është pa histori, i frustruar se vetëdashnia s’po i përkthehet në dashni kolektive mbarëkombëtare, ky njeri kqyr me ja shti flakën çdo ëndrre që çdo shqiptar ka pas për një Kosovë të zhvilluar për një Kosovë demokratike në kuptimin e plotë të fjalës dhe të integruar në NATO dhe BE”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: