Brikena dhe Mateo i thanë “Po” njëri-tjetrit, në altarin e Big Brother VIP Albania.
Çifti, ashtu siç e do tradita e çdo edicioni të këtij reality-show, bëri dasmë dhe këmbeu unaza, shkruan IndeksOnline.
Por, edhe pas daljes nga shtëpia, ata nuk po i heqin unazat që i vënë njëri-tjetrit.
Mateo ka postuar një fotografi duke i mbajtur dorën Brikenës, teksa vëmendjen e marrin unazat.
Lidhja e tyre jashtë shtëpisë po karakterizohet me shumë momente bashkë, duke e mos e ndjerë fare distancën në kilometra, nga Kosova në Shqipëri./IndeksOnline/
