BallinaSportNapoli, Interi, Juventusi e Milani në garë për yllin e Serie A

Napoli, Interi, Juventusi e Milani në garë për yllin e Serie A

Të ngjajshme

Përleshje në tribunat e ndeshjes Prishtina e Re-Drenica, lëndohet një tifoz

Një person është lënduar, si pasojë e një përleshjeje...

Barcelona fiton ndaj Getafes dhe shkon në +11 pikë në krye të tabelës

Pas një paraqitjeje luftarake në “Estadio Coliseum”, Barcelona iu...

Tottenhami i merr tri pikë të arta, mezi fiton te Wolvesi i rënë nga Premierliga

Tottenham Hotspuri, i rrezikuar seriozisht nga rënia, arriti fitoren...

Barça e mposht Getafen, i afrohen gjithnjë e më shumë titullit

Barcelona ka fituar ndeshjen e radhës në La Liga. Ata...

Mario Gila po tërheq gjithnjë e më shumë interes në merkato, me Napolin që i është bashkuar Milanit, Interit dhe Juventusit në garën për mbrojtësin e Lazios.

Spanjolli, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të Lazios këtë sezon, duke luajtur rol kyç në arritjen e finales së Coppa Italia nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Paraqitjet e tij të qëndrueshme kanë ndezur një “betejë” transferimesh, me disa klube të mëdha në Itali dhe jashtë saj që po monitorojnë situatën. Mes tyre është edhe Atletico Madridi.

Hyrja e Napolit në garë rrit konkurrencën, pasi ata po kërkojnë përforcime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm.

Juventusi, ndërkohë, është në kërkim aktiv të një qendërmbrojtësi cilësor, ndërsa Interi dhe Milani e ndjekin Gilën prej kohësh.

Duke qenë të vetëdijshëm për interesimin në rritje, Lazio ka nisur të përgatitet për një largim të mundshëm.

“Biancocelestët” po synojnë Sergi Dominguez, një mbrojtës 21-vjeçar që luan te Dinamo Zagreb, si zëvendësues potencial.

Aktualisht, Gila po përballet me një problem në kyçin e këmbës të pësuar kundër Atalantas dhe pritet të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Udineses.

Megjithatë, Lazio po e menaxhon me kujdes gjendjen e tij për ta pasur gati në finalen e Kupës së Italisë më 13 maj.

Ndërkohë, e ardhmja e trajnerit Maurizio Sarri mbetet e paqartë, pavarësisht kontratës deri në vitin 2028, pasi disa klube kanë shfaqur interes për të pas rezultateve të mira së fundmi./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz