Reperi kanadez, Drake, duket se ka një konsideratë të madhe për shqiptarët.
Ai disa herë është parë nën shoqërinë e tyre dhe madje edhe ka veshur dhe promovuar një xhaketë me shqiponjën dy-krenare, shkruan IndeksOnline.
Duke përmendur vajzat e Prishtinës në tekste dhe duke angazhuar shqiptarë në videoklipet e tij, Drake duket se ka një lidhje emocionale me kombin tonë.
Së fundmi, ai është parë me një bluzë që shkruan “ZEMER” në të.
Bluza është krijim i një kompanie shqiptare – House of Emra – dhe karakterizohet me përdorimin e fjalëve shqip në rroba./IndeksOnline/