BallinaLajmeHamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat”...

Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Të ngjajshme

Eurodeputeti Reuten: Pesëshja e BE-së ta njohë Kosovën, s’kanë arsye për të mos e bërë këtë më

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se pesëshja mosnjohëse...

Prishtina pret Gjilanin në “Fadil Vokrri”, publikohen formacionet

Prishtina do të luajë sonte ndeshjen e Superligës ndaj...

Këto janë trendet e fundit të aksesorëve

Aksesorët e flokëve vitet e fundit kanë qënë trendi...

Napoli, Interi, Juventusi e Milani në garë për yllin e Serie A

Mario Gila po tërheq gjithnjë e më shumë interes...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kritikuar ashpër kryetarin e VV-së, Albin Kurti për qëndrimin e tij karshi çështjes së Presidentit.

Hamza me anë të një videoje të publikuar tha se Kurti po tenton t’ia hedh fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit, transmeton lajmi.net.

“Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor.”, shkroi ndër të tjera në postimin e bërë.

Kurse, në video, hamza tha se Kurti po kërkon nënshtrim dhe jo bashkëpunim.

“Edhe tani, ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po e kërkon përkrahjen tonë, jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik. “, tha ndër të tjera ai, duke thënë se partitë duhet të kthehen tek qytetarët.

VIDEO:

Qytetarë të dashur,
Po shohim sërish përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit. Prej gati dy vitesh, vendi po përballet me bllokada politike, jo për mungesë mundësish, por si pasojë e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme.
Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje.
Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor./lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz