BallinaSportMenaxheri komenton të ardhmen e yllit të Kosovës: Ka interesim për Vedat...

Menaxheri komenton të ardhmen e yllit të Kosovës: Ka interesim për Vedat Muriqin

Të ngjajshme

Anohni magjeps me interpretim unik live

Artistja Anohni ka dhënë një performancë mbresëlënëse në shfaqjen...

Ish-bashkëshorti flet për vendimin e Britney Spears për t’iu nënshtruar një programi rehabilitimi

Sam Asghari, ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, ka komentuar...

Mediat e huaja raportojnë për tre terroristët e Banjskës që u dënuan sot

Mediat e njohura ndërkombëtare, si “Reuters” dhe “The Washington Post” kanë raportuar pasi...

Kolesteroli i lartë: Jo vetëm tek mbipeshë

Kolesteroli i lartë shpesh lidhet me mbipeshën, por ekspertët...

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kërkohet nga disa klube, megjithatë aktualisht është i fokusuar te Mallorca, ka konfirmuar menaxheri i tij, Utku Ceniklin.

Qendërsulmuesi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, duke shënuar 21 gola në La Liga, ndërsa po synon ta ndihmojë Mallorcan të shmangë rënien nga kampionati spanjoll.

Cenikli, në një intervistë për “AS”, ka konfirmuar interesimin për Muriqin, por ka refuzuar të flasë në detaje për një transferim të mundshëm.

“Isha në ndeshjen ndaj Valencias, shkova për ta shikuar Muriqin. E ka vizituar edhe në të kaluarën. Nuk ka zhvillime konkrete për një transferim të mundshëm”.

“Vedati është lojtar i dëshmuar dhe shumë i pëlqyer në Mallorca. Synimi i tij është t’i përfundojë me sukses ndeshjet e mbetura dhe është besnik ndaj klubit”.

“Ka interesim për të, po kalon një sezon të mirë por është plotësisht i fokusuar te Mallorca për momentin”, shpjegoi ai.

Në muajin janar, Fenerbahçe thuhet se ka provuar ta transferojë Muriqin, ndërsa Mallorca ka kërkuar 20 milionë euro për lirimin e tij.

Kujtojmë se Muriqi, i cili pëlqehet edhe nga Barcelona, ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz