BallinaSportE pafat Donjeta Sadiku, mbetet pa medalje në turneun “Kupa Botërore e...

E pafat Donjeta Sadiku, mbetet pa medalje në turneun “Kupa Botërore e Boksit”

Të ngjajshme

​Qumështarët ankohen te tre ministra se importuesit po u nxjerrin telashe

Qumështarët në Kosovë po përballen me vështirësi në rritje...

Aktgjykimi për Banjskën, Gërvalla: Drejtësia nuk mund të mbetet e pjesshme

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dënimit...

Rriten kapacitetet, zyrtarët policorë për dronë dhe antidronë përfundojnë trajnimin

Zyrtarë policorë të Njësisë për Dronë dhe Antidronë kanë...

Menaxheri komenton të ardhmen e yllit të Kosovës: Ka interesim për Vedat Muriqin

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kërkohet...

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në turneun “Kupa Botërore e Boksit”.

Sadiku sot luftoi për medaljen e bronztë, por ishte e pafat, ku pësoi humbje me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj boksieres polake Aneta Elżbieta Rygielska, shkruan IndeksOnline.

Sadiku zhvilloi një paraqitje të mirë dhe të fortë, dhe besojmë se u dëmtua në ket duel.. Raundi i parë i takoi boksieres polake, ndërsa në të dytin Donjeta reagoi fuqishëm dhe e fitoi 3:2. Në këtë raund, kundërshtarja e saj mori një vërejtje publike, çka sipas rregullave do të duhej të reflektohej me zbritje pikësh dhe një avantazh më të thellë për Sadikun.

Raundi i tretë, sipas vendimit të gjyqtarëve, u vlerësua 3:2 në favor të Rygielskës, edhe pse Sadiku ishte më aktive gjatë gjithë kohës, duke sulmuar dhe plasuar goditje të pastra. Në përfundim, me vendim të ndarë 3:2, fituese u shpall boksierja polake.

Kjo Kupë Botërore ka një rëndësi të veçantë, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angjelos”/IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz