BallinaLajmeKusari-Lila, Muja e Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Kusari-Lila, Muja e Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Të ngjajshme

NATO: Nuk ka dispozitë për të përjashtuar anëtarët

NATO ka thënë se nuk ekziston asnjë dispozitë për...

Edon Zhegrova dëshiron vazhdimin te Juventusi

E ardhmja e Edon Zhegrovës pritet të jetë një...

Loredana publikon portretin simpatik familjar

Loredana Adeyemi ka publikuar një fotografi shumë simpatike. Në portretin...

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, janë takuar me përfaqësues të Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit.

Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballet industria vendore e qumështit, me theks të veçantë konkurrencën nga produktet e importuara. Prodhuesit ngritën shqetësimin për rritjen e importit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, që sipas tyre po ndikon në çmim dhe cilësi.

Zyrtarët theksuan se janë duke shqyrtuar masa për mbështetje të sektorit, përfshirë forcimin e kontrolleve, subvencione për fermerët dhe përmirësim të etiketimit të produkteve.

U vlerësua se bashkëpunimi mes institucioneve dhe industrisë është kyç për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të qumështit në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz