BallinaLajmeArrestohet 24-vjeçari në Ferizaj, kërkohej për dhunim – Dërgohet në vuajtje të...

Arrestohet 24-vjeçari në Ferizaj, kërkohej për dhunim – Dërgohet në vuajtje të dënimit 2 vjet e gjysmë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Ferizaj, është arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘’dhunim’’, përcjell Gazeta Express.

I arrestuari është, A.H 24-vjeçar, i cili, pas përfundimit të procedurave  të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.

Komunikata:

Arrestohet një person i kërkuar për dhunim në Feriza

Ferizaj, 24 prill 2026

Më datën 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet A.H. (24 vjeç).

Personi ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”.

Pas përfundimit të procedurave  të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe në arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz