BallinaLajme“Krejt fuqinë e ke me zhbë”, “Merrni përgjigje nga pyetjet brendapartiake”, Kurti...

“Krejt fuqinë e ke me zhbë”, “Merrni përgjigje nga pyetjet brendapartiake”, Kurti e Musliu-Shoshi përplasen edhe për Specialen

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë në mes të dy veturave...

Vdes ish-futbollisti i Kombëtares së Nigerisë

Futbolli është në zi pas lajmit për ndarjen nga...

Kuvendi zgjedh Bashkim Hysenin anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për...

FFK dënon Dritën, kjo është arsyeja

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka...

Deputetja e PDK’së, Ariana Musli-Shoshi, në pyetjet parlamentare drejtuar kryeministrit Albin Kurti i kërkoi të listojë “vendime konkrete” që ai ka marrë si kryeministër në respektimin e të drejtave të njeriut, e konkretisht çlirimtarëve të që po gjykohen në Hagë.

Kurti në përgjigje i tha se gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë gjithsej janë ndarë nga Republika mbi 37 mln euro “për mbrojtjen e të akuzuarve padrejtësisht në Hagë”.

“S’jemi kursyer për ti ‘mbrojtur me vetë avokatët që janë përzgjedhur nga ata”, tha Kurti, derisa shtoi se Qeveria ka pasë vështirësi meqë ka pasë ekipe të mbrojtjes për secilin nga të akuzuarit në Hagë.

Më pas Kurti riktheu çështjen e votimit të Gjykatës Speciale ku tha se kontributin më të madh e ka dhënë si deputet në vitin kur është votuar në Kuvend.

“Kontributi më i madh që unë si kryeministër e kam dhënë për këtë çështje është kur si deputet i Kuvendit s’e kam votuar ndryshimin kushtetues dhe as ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë. As me datën 26 qershor dhe as me datën 3 gusht 2015. Ju e dini që sa i përket të drejtave të njeriut, që janë koncept që barazon të gjithë qytetarët dhe i përfshinë ata në mënyrë universale, fatkeqësisht në këtë Kuvend është votuar që ata të kenë….kanë ombudsperson të veçantë për dhoma të veçanta. Këto gjëra janë bërë të gjitha në vitin 2015 dhe unë do t’ju kisha sugjeruar që për këto të merrni përgjigje jo nga pyetjet parlamentare, por nga ato brendapartiake”.

Në replikë, Musliu-Shoshi i tha se ai e ka pasë mundësitë me i rritë sepse ka qenë në dijeni në detaje se ato kanë qenë të pamjaftueshme, ndërsa për kundërshtinë ndaj Speciales, ajo i tha se ka fuqinë për ta zhbërë.

“Krejt fuqinë e ki me zhbë atë gjykatë pasi që je kaq shumë kundër saj dhe thatë që s’e keni votuar. Pse nuk e ndërmerr iniciativën me zhbë atë gjykatë. E dimë standardet që janë aplikuar. Duke i mbrojtur çlirimtarët tonë e ke parasysh që e mbron historinë dhe të drejtën tonë për të qenë shtet, luftën tonë çlirimtare dhe mbi të gjitha të ardhmen e këtij vendi”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz