BallinaLajmeHoti: Mungesa e transparencës në dialogun me Serbinë është shqetësuese

Hoti: Mungesa e transparencës në dialogun me Serbinë është shqetësuese

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident i rëndë në mes të dy veturave...

Vdes ish-futbollisti i Kombëtares së Nigerisë

Futbolli është në zi pas lajmit për ndarjen nga...

Kuvendi zgjedh Bashkim Hysenin anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për...

FFK dënon Dritën, kjo është arsyeja

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka...

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës.

E deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka deklaruar se mungesa e transparencës në proceset e dialogut me Serbinë është shqetësuese për kuvendin dhe qytetarët e Kosovës.

Hoti tha se ka përshtypjen që zhvillimet në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit kanë ndikuar që qeveria të hezitojë të raportojë në kuvend për këtë proces.

“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, do të flas për dy tema nacionale, e para është dialogu me Serbinë. Gjatë këtyre muajve dhe viteve, në menaxhimin e këtij procesi është një kthim prapa dhe nuk është hera e parë që po e përmendim, sepse ka pasur një dakordim që ky proces të orientohet drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke, ndërkohë që tash është kthyer mbrapa, në atë që ne e kemi quajtur për vite të tëra, dialog teknik”, tha Hoti./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz