BallinaLajme“Kjo pranverë duhet të jetë pranverë e drejtësisë”, fondacioni për Thaçin i...

“Kjo pranverë duhet të jetë pranverë e drejtësisë”, fondacioni për Thaçin i uron ditëlindjen atij krahas thirrjes për drejtësi

Të ngjajshme

Macron po tërhiqet nga politika?

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se synon të largohet nga...

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

Ermiona Lekbello ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Ferma...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbush 58 vjet derisa gjendet në paraburgim në Hagë.

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” i ka uruar atij ditëlindjen, duke thënë se familja e tij dhe Kosova po e presin kthimin e tij.

“Afër gjashtë vite paraburgim në Hagë kanë shënuar një nga proceset më të gjata dhe më të ndjeshme për qytetarët dhe shtetin tonë. Gjykimi tashmë ka përfunduar dhe vendi po e pret vendimin e trupit gjykues. Pritja është për një vendim të drejtë dhe të mbështetur vetëm në fakte. Kosova e pret kthimin e tij. Familja e pret. E presin edhe bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e vlerësojnë kontributin e tij në luftën për liri, përkushtimin për paqe, shpalljen e pavarësisë dhe shtetndërtimin e Kosovës si shtëpi të përbashkët për të gjithë”.

Fondacioni shtoi se “kjo pranverë duhet të jetë pranverë e drejtësisë”.

“Gëzuar ditëlindjen, President!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz