BallinaShowBizMiri pas BBV: Reagon për polemikat dhe sqaron raportet personale me Selin...

Miri pas BBV: Reagon për polemikat dhe sqaron raportet personale me Selin dhe gruan e tij

Të ngjajshme

Abazi jep informacion të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Gjermani

Gjatë ditës së sotmë është mbajtur takimi i parë...

Lodhja mund të sinjalizojë dehidratim

Ndjenja e plogështisë dhe lodhjes mund të jetë më...

Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë procesin për gurëthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother VIP”, ka folur në një intervistë për Shqipëria Live, ku ka komentuar polemikat e rrugëtimit të tij në shtëpi dhe zhvillimet pas përfundimit të spektaklit.

Ai u ndal te debatet e shumta, përfshirë edhe atë që Ilir Vrenozi pretendon se ka pasur me të, duke sqaruar se situata nuk ka qenë ashtu siç është paraqitur publikisht. “Debati ka ndodhur para regjistrimit të ‘post-Big Brother’. Kam qenë me Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, prandaj ata mund të tregojnë çfarë ka ndodhur. Nuk ka pasur as tension, asgjë,” u shpreh ai.

Sa i përket raportit me Selin, Miri theksoi se deklarata e tij është keqinterpretuar. Ai sqaroi se ndjenjat e tij kanë qenë thjesht njerëzore dhe jo romantike. “E kam thënë sepse ashtu e kam ndjerë. E kam adhuruar për guximin, sjelljen dhe zgjuarsinë, si vajzën time. Nuk kam bërë veprime jashtë kontekstit të shoqërisë,” tha ai, duke shtuar se situata është përdorur për ta sulmuar gjatë lojës.

Ai foli edhe për presionin që, sipas tij, ka ardhur nga jashtë, duke ndikuar në marrëdhëniet brenda shtëpisë dhe duke goditur, siç u shpreh, “dyshen më të fortë” të spektaklit. Sipas tij, shumë situata janë keqinterpretuar në funksion të lojës.

Në lidhje me jetën personale, Miri konfirmoi se nuk jeton në të njëjtin vend me bashkëshorten, por theksoi se kjo është një zgjedhje që funksionon për ta. “Ne jetojmë larg, dhe kjo është e shëndetshme për ne kur gjërat bëhen me dashuri dhe mirënjohje. Unë jetoj mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për shkak të karrierës,” u shpreh ai.

Në përfundim, ai theksoi se është i përkushtuar si ndaj familjes, ashtu edhe ndaj angazhimeve profesionale, përfshirë edhe grupin West Side Family.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz