Universiteti i Prishtinës ka pritur në një takim zyrtar profesorë nga Universiteti Autonom i Madridit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta akademike.
Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha, mirëpriti prof. Concepción Camarero Bullón, shefe e Departamentit të Gjeografisë, si dhe prof. Miguel Borja Bernabé Crespo, njëherësh delegat për ndërkombëtarizim i rektores së universitetit spanjoll.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet prof. Miguel Borja Bernabé Crespo dhe prof. Arsim Ejupi nga Departamenti i Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës.
Dy profesorët diskutuan për projektet e përbashkëta kërkimore në fushën e gjeografisë politike, duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani.