BallinaLajmeDeputetët mblidhen sërish nesër, 10 pika të rendit të ditës në seancë

Deputetët mblidhen sërish nesër, 10 pika të rendit të ditës në seancë

Të ngjajshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër.

Kuvendi ka njoftuar se deputetë do të zhvillojnë seancën e radhës nesër nga ora 10:00.

Në rend ditë nga kjo seancë janë gjithsej 10 pika, në mesin e tyre edhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësorë.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
  7. Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz