BallinaLajmeWhitaker shkruan për takimet me Kurtin e Haxhiun, e potencon përkushtimin e...

Whitaker shkruan për takimet me Kurtin e Haxhiun, e potencon përkushtimin e Kosovës për të blerë “artikuj” të mbrojtjes nga SHBA

Të ngjajshme

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, i ka cilësuar si takime produktive, ato me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, kryeministrin Albin Kurti, dhe, me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin.

Whitaker, në postimin e tij në ‘’X’’, ka thënë se Kosova po e rrit rolin e saj si kontribuuese në siguri, duke nisur nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, përcjell Gazeta Express.

‘’Takime produktive në Pristina me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe ekipin. Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në siguri, nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. E vlerësoj përkushtimin e Kosovës për të siguruar artikuj mbrojtës nga SHBA 🇺🇸 dhe zhvillimin e bazës së saj industriale të mbrojtjes. Partnerë më të fortë çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt’’, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz