BallinaLajmeDeda thotë se Kurti ka qëllime për kontroll absolut: Bisedat për qeverisje...

Deda thotë se Kurti ka qëllime për kontroll absolut: Bisedat për qeverisje të përbashkët mund të bëheshin në janar

Të ngjajshme

U shpall fituese e BBVA 5, Selina vjen me postim emocional

Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të sivjetmë...

Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia opozitare,...

U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

Ylli i Chelseat, Estevao u lëndua së fundmi në...

Gasperini vendosë kushte për të qëndruar te Roma, pas përplasjes me Ranierin

Raportimet në Itali tregojnë se Gian Piero Gasperini është...

Haxhiu thirrje qytetarëve: Dorëzoni dëshmi të krimeve të luftës

“Kronologjia e Lirisë” është ekspozita që dokumenton krimet e...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pasi nuk pati marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Ai ka pyetur retorikisht se a pati konsultime për zgjedhje të Presidentit apo për koalicion qeverisës.

Tutje Deda tha se Kurti ka qëllime për kontroll absolut.

“A patëm konsultime për zgjedhje të presidentit apo për koalicion qeverisës?  Bisedat për qeverisje të përbashkët VV-LDK mund të bëheshin në janar e shkurt. Atëherë mund të mbaheshin edhe bisedat për president/e e të përfundonte kjo temë”.

“Por ja që ai që thërret që gjeopolitika të udhëhiqet nga të majtët, ndërsa në shtëpi të vetën ja ofron politikën e jashtme të djathtës, nuk do as proces politik për figurën e presidentin/es, as nuk do president konsensual e as nuk do qeverisje të suksesshme.  Krizat e vetëgjeneruara e permanente kanë vetëm një qëllim – kontrollin absolut. E qëllimet e tilla politke ndëshkohen në shoqëri me kapacitet demokratik”, ka shkruar Deda në Facebook.

Kanë mbetur edhe tetë ditë kohë kushtetuese për t’u votuar Presidenti, nëse procesi dështon vendi automatikisht shkon në zgjedhje

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz