BallinaLajmeSuper-milioner Haziri, deklarimi marramendës i pasurisë së paluajtshme të deputetit të LDK-së

Super-milioner Haziri, deklarimi marramendës i pasurisë së paluajtshme të deputetit të LDK-së

Të ngjajshme

Një pasuri marramendëse ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Në kuadër të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Haziri deklaroi shumë pasuri të paluajtshme.

Tokë në vlerë 120 mijë euro, një tjetër në 245 mijë euro dhe një tjetër në 42 mijë euro Haziri i deklaroi si të trashëguara. Duke mos e lënë me kaq, ai deklaroi se ka edhe tokë të blerë në vlerë 15 mijë euro, e tokë tjetër të trashëguar në vlerë 200 mijë euro. Banesa në 100 mijë euro të bashkëshortes, të jetë në vlerë 3.953.000.00 euro në pronësi të tij, e trashëguar.

Tokë tjetër në vlerë 40  mijë euro plus një 350 mijë euro dhe një tjetër 215 mijë euro. Tokë në vlerë 45 mijë euro e tokë në vlerë 300 mijë euro duke e quar kështu pasurinë e tij në milionëshe.

Haziri ka deklaruar kursime në njërën prej bankave komerciale 53 mijë euro, e në një tjetër bankë kursime në vlerë 150 mijë euro.

E kursime raportoi të ketë dhe të prindërve, bashkëshortes e fëmijëve.

Të ardhurat vjetorë nga Kuvendi i raportoi në vlerë 22 mijë euro, kurse të bashkëshortes 11 mijë euro./Lajmi.net/

https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2026/04/Kuvendi%20i%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Kosov%C3%ABs//Lutfi%20Haziri.pdf

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz