BallinaLajmeGruda kritikon Kushtetuesen: Afati 34-ditor për LVV është vendim politik dhe i...

Gruda kritikon Kushtetuesen: Afati 34-ditor për LVV është vendim politik dhe i gabuar

Të ngjajshme

Tri gola për tri pikë, Interi i afrohet Scudettos

Interi ka marrë një fitore të madhe sonte në...

Mbyllet protesta e PD-së, Berisha: Regjimi u tmerrua sot

Ka përfunduar protesta e Partisë Demokratike në mbrëmjen e...

Interi tejet i interesuar për yllin e Barcelonës

Barcelona po kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes, pasi...

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në emisionin “Tempus” në T7, ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin shtesë prej 34 ditësh, duke vlerësuar se ky vendim është ndikuar nga konsiderata politike dhe ka tentuar të krijojë një balancë në rrethana konkrete.

Ai theksoi se dhënia e këtij afati për Lëvizjen Vetëvendosje është bërë në mënyrë të gabuar.

“Gjykata Kushtetuese për mua i ka dhënë në mënyrë të gabuar afat shtesë LVV prej 34 ditësh”, theksoi Gruda.

Sipas tij, kur Gjykata bazohet në situata politike në vendimmarrje, ekziston rreziku që aktorët politikë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë dhe të krijojnë bllokada institucionale.

Në këtë drejtim, ai vlerësoi se vetë aktgjykimi është problematik në përmbajtje, pasi merr parasysh konsiderata politike në vend të një interpretimi strikt kushtetues.

“Aktgjykimi i ka marrë parasysh konsideratat politike duke tentuar me kriju balancë”, u shpreh Gruda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz